UEFA ka marrë vendim të ri për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.
Shtëpia e futbollit evropian ka mbajtur një takim ku u vendosë rreth finales së të dy garave.
E gjitha bota është prekur nga pandemia e coronavirusit. Një gjë e tillë ka bërë që të gjitha kampionatet të suspendohen.
UEFA pasi vendosi të shtynte Euro 2020 ,sot ka mbajtur një tjetër takim për të vendosur fatet e Ligës së Kampionëve, atë të Evropës.
Në takimin e zhvilluar dhe të bërë publik në faqen zyrtare, UEFA njofton se ka vendosur të pezullojë datën e zhvillimeve të këtyre tri finaleve.
Datat do të përcaktohen në një takim të dytë pasi gjendja në Evropë të jetë stabilizuar nga coronavirusi e më pas do të vendoset zyrtarisht se kur do të luhen. /Telegrafi/
As a result of the COVID-19 crisis, UEFA has today formally postponed the following finals, originally scheduled for May 2020.@UWCL@EuropaLeague@ChampionsLeague
No decision has yet been made on rearranged dates. Further announcements will be made in due course.
— UEFA (@UEFA) March 23, 2020