Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve 2019/20 do të luhen me nga një ndeshje të gjitha në Lisbonë, Portugali në muajin gusht.
Sa i përket katër ndeshjeve të raundit të 16-ave, nuk ka ende vendim dhe do të pritet që pastaj të vendoset se ku do të zhvillohen, në stadiumet përkatëse, apo në Portugali.
Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në dy stadiume: Benfica’s “Estádio do Sport Lisboa” i Benficas dhe “Estádio José Alvalade” Sporting CP.
The #UCL quarter-finals, semi-finals and final will be played as a straight knockout tournament in Lisbon between 12 and 23 August 2020. All these ties will be single-leg fixtures.
Read more ⬇️
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 17, 2020
“Estádio do Dragão” në Porto dhe “Estádio D. Afonso Henriques” në Guimaraes do të presin katër ndeshjet e mbetura të raundit të 16-ave nëse kërkohet.
Liga e Kampionëve 2019/20 s ka qenë në pritje që nga e mërkura me 11 mars për shkak të shpërthimit të COVID-19.
Orari i Ligës së Kampionëve 2019/20
7-8 gusht: Raundi i 16 i ndeshjeve të mbetura (stadiumet për tu konfirmuar)
12-15 gusht: Çerekfinalet (Lisbonë)
18-19 gusht: Gjysmëfinalet (Lisbonë)
23 gusht: Finalja (Lisbonë)
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.
Data për çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të bëhen të ditura pas shortit, ku do të mësohet edhe orari i saktë i ndeshjeve. /Telegrafi/