Site icon Telegrafi

Zyrtare: UEFA dënon Prishtinën për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve nga tifozët

Fituesi i Kupës së Republikës së Kosovës, Prishtina ka përfunduar aventurën e vet në garat evropiane.

Prishtina u eliminua nga skuadra e Luksemburgut, Fola Esch pas 210 minutave lojë me rezultat të barabartë 0-0 ndërsa në penallti nuk kishin fat duke pësuar humbje.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka marrë edhe këtë vit dënim nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

UEFA ka dënuar Prishtinën me një shumë të hollash prej 4000 eurove.

Ky dënim erdhi pasi tifozët prishtinas ndezën fishekzjarrët dhe i hodhën atë në fushë në raundin preliminar kundër FC Europas të Gjiblartarit.

Edhe vitin e kaluar klubi kosovar u dënua me 3000 euro për të njëjtën arsyeje kundër Norrkopingut. /Telegrafi/

Exit mobile version