Eliminimi në 1/8 e finales nga Manchester United nuk është dhimbja e vetme për gjigantin francez PSG.
Një tjetër plagë pas atij eliminimi i ka dhënë edhe UEFA pasi e ka dënuar brazilianin Neymar.
Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kishte shpërthyer pas eliminimit të PSG-së, duke fyer gjyqtarët dhe VAR-in për penalltinë e dhënë për Djajtë e Kuq.
“Kjo është e turpshme. Lejojnë katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli që të shohim gjuajtjen, me pamje të ngadalësuar ,kjo është e paimagjinueshme”.
“Si mund ta shohë topin dhe ta heqë dorën mbrojtësi, kur është më shpinë?”, kishte shkruar Neymar pas ndeshjes në Instagram.
E falë kësaj deklarate publike, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka dënuar brazilianin me tri ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve.
Pasi PSG është eliminuar, dënimi i Neymar do të jetë për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/