UEFA ka konfirmuar se ka anuluar takimin në mes të Drites dhe Linfieldit për parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Klubi kosovar është ankuar se shtëpia e futbollit ka bërë padrejtësi ndaj tyre në testimet e fundit të bëra ndaj lojtarëve të tyre.
“Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për të izoluar ekipin e Dritës pasi që një lojtar i dytë nga skuadra kosovare u testua pozitivisht për Covid-19, ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk do të zhvillohet”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian.
Good start to the 20/21 UCL qualifying – tonight's preliminary round final between Drita & Linfield has been cancelled. A Drita player has tested positive for COVID. Still awaiting word on whether this is rescheduled (unlikely given that winner is to play in a week.)
— UEFA Calculator (@UEFACalculator) August 11, 2020
Pas njoftimin nga UEFA edhe Drita ka bërë të ditur se takimi i tyre është anuluar.
“Ju njoftojmë qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandës se Veriut, Linfild është anuluar”.
“Vendimi është marre nga autoritetet zvicerane pre shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!”.
“Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditët ne vijim nga komisioni i diciplines”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /Telegrafi/