Telegrafi

Zyrtare: U kërkua nga shumë skuadra të mëdha, por Bailey ‘blindohet’ nga Leverkuseni me kontratë të re

Bayer Leverkusen ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Leon Bailey, i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare.

Sulmuesi xhamajkan ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në dy sezonet e kaluara në Bundesliga.

Në sezonin e fundit Bailey ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje dhe kjo ka ngjallur interesim të mëdha nga klubet evropiane.

Lexo po ashtu Chelsea e Arsenali interesohen për Baileyn

21-vjeçari përfundoi në radarin e skuadrave londineze si Chelsea dhe Arsenali, por një kohë u pëlqye edhe nga Real Madridit.

Megjithatë, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ishte ajo italiane, Roma, që ofroi 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, tani Leverkuseni ia ka mbyllur derën të gjitha skuadrave të interesuara për xhevahirin e tyre.

Lexo po ashtu Roma ofron 40 milionë euro për Bailey

Kjo pasi skuadra gjermane ka njoftuar se Bailey ka nënshkruar një zgjatje pesëvjeçare në kontratën e tij.

Kështu, Bailey është lidhur me Leverkusenin deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara të kontratës. /Telegrafi/