Telegrafi

Zyrtare: Trepça ’89 transferon ish-sulmuesin e Werder Bremenit (Foto)

Trepça’ 89 ka arritur marrëveshje me sulmuesin e fuqishëm Demir Avdiç.

“Avdiç si futbollist u formua në KF Novi Pazar, ka edhe përvojë ndërkombëtare. Ai ka luajtur në Werder Bremen dhe në Ligën Holandeze”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

89-shi e ka mbyllur si lider pjesën vjeshtore të kampionatit.

Ndryshe, skuadra mitrovicase ka mbyllur sezonin vjeshtor si lider i Superligës së Kosovës në futboll.