Telegrafi

Zyrtare: Trepça ’89 shkarkon trajnerin Ramadani

Trepça ’89 është befasuar duke pësuar humbje të papritur në Superligën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit kanë humbur kundër skuadrës të inkuadruar këtë vit në xhiron e pestë të ligës elitare kosovare me rezultat 2-1.

Kjo ka bërë që kryesia e kampionit të Kosovës, Trepça ’89 ta shkarkojë trajnerin e gjertanishëm Zekirja Ramadanin.

“Nga sot nuk do të jem trajner i Trepçës. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”.

Lexo po ashtu Vllaznia e Pozheranit merr pikët historike, triumfon kundër kampionit

Ndryshe, ky i fundit vitin e kaluar ka arrit ta shpall kampionin skuadrën e Trepça ’89. /Telegrafi/