Site icon Telegrafi

Zyrtare: Toure vazhdon kontratën me Cityn

Yaya Toure ka nënshkruar një marrëveshje të re njëvjeçare me Manchester Cityn, njofton klubi i Ligës Premier.

Toure ishte ngrirë nga ana e Pep Guardiolës në pjesën e parë të 2016-17, pas një përplasje midis menaxherit dhe agjentit të lojtarit Dimitri Seluk, por ai është kthyer nga nëntori dhe ka zhvilluar ndeshje të rëndësishme për klubin nga Manchesteri.

Lexo po ashtu Zyrtare: City nënshkruan me Ederson që bëhet portieri i dytë më i shtrenjtë në histori

Megjithatë, kontrata e tij skadonte këtë verë dhe është përfolur shumë për një largim të tij nga Etihad Stadium, por tani ka ndodhur e kundërta dhe Toure ka nënshkruar një marrëveshje të re një vjeçare.

Toure ka qenë me City që nga viti 2010, duke i ndihmuar ata të fitojnë dy tituj të Ligës Premier, Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës.

Pas vazhdimit të kontratës, sikurse Toure ashtu edhe drejtuesit e Cityt janë ndarë të kënaqur. /Telegrafi/

Exit mobile version