Telegrafi

Zyrtare: Toulalan largohet nga Monaco, por mbetet në Francë

Klubi i Monacos ka njoftuar edhe zyrtarisht se Jeremy Toulalan nuk është pjesë e klubit.

Mesfushori është larguar si transferim i lirë.

Por, Toulalan ka preferuar të mbetet në futbollin francez dhe kështu ka nënshkruar me Bordeaux.

32-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Nantes, Lyonit dhe Malagas. /Telegrafi/