Tottenham Hotspur ia ka rinovuar kontratën edhe për një vit mbrojtësit belg, Toby Alderweireld.
Mbrojtësi belg ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe pritej të largohej në verë nga Tottenhami.
Megjithatë, kur skuadrat mendonin se do ta merrnin lojtarin falas atëherë Tottenhami u shfaq duke ia rinovuar kontratën.
Tottenhami ka shfrytëzuar të drejtën e tyre për të aktivizuar automatikisht mundësinë e rinovimit njëvjeçar.
“Klubi mund të konfirmojë se ne kemi aktivizuar mundësinë për të zgjatur kontratën e Toby Alderweireld deri në vitin 2020”.
The Club can confirm that we have activated the option to extend @AlderweireldTob’s contract until 2020.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 4, 2019
“Mbrojtësi reprezentues i Belgjikës ka bërë 135 paraqitje për ne deri më sot që prej nënshkrimit nga Atletico Madrid në vitin 2015”.
“I paraqitur 88 herë për vendin e tij, Toby filloi karrierën e tij profesionale në Eredivisie me Ajaxin para se të transferohej në Madrid në vitin 2013”.
“Prezantimi i tij i parë në Ligën Premier erdhi gjatë një huazimi sezonal në Southampton në sezonin 2014/15 para se të bashkohej me ne”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit. /Telegrafi/