Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, ka lënë detyrën e tij pas largimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia të shtunën.
61-vjeçari mori Selecaon në vitin 2016 dhe fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2019, ndërsa kishte pritshmëri të shumta këtë vit për Kupën e Botës.
“Fundi i ciklit”, ka thënë Tite në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Brazil manager Tite has confirmed that he will leave his role after the World Cup.#BBCWorldCup #BBCFootball
— BBC Sport (@BBCSport) December 9, 2022
Neymar Jr e hapi ndeshjen në minutën e 105-të, përpara se Bruno Petkovic në minutën e 117-të të çonte ndeshjen në penallti.
Brazili humbi dy herë në çerekfinale në Kupët e Botës, pasi më parë ishte në vitin 2018 ku humbi nga Belgjika./Telegrafi/