Site icon Telegrafi

Zyrtare: Thomas Muller pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas 14 vitesh

Pas 14 vitesh, legjenda gjermane e futbollit Thomas Muller, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Në 131 paraqitje për ‘Die Mannschaft’, 34-vjeçari ka shënuar 45 gola ku 10 prej tyre erdhën në katër edicione të Kupës së Botës.

Ai është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të Gjermanisë dhe luajti rol kyç në Botërorin e katërt të fituar nga Gjermania në vitin 2014 në Brazil.

Kishte skena mjaft emocionale pas fishkëllimës së fundit në Stuttgart, me Muller që shpërtheu në lot pas eliminimit të Gjermanisë.

Njoftimi i plotë i Muller:

Kur isha në gjendje të luaja ndeshjen e parë me kombëtaren gjermane 14 vite më parë, unë kurrë nuk mund të ëndërroja për këtë.

Fitore të mëdha dhe humbje të dhimbshme. Të luash ndaj më të mirëve, së bashku me bashkëlojtarët fantastikë me të cilët kam përjetuar momente të paharrueshme.

Ta ndjeja mbështetjen tuaj në fushë, gjithmonë më ka bërë krenar që të luajë për shtetin tim. Ne festuam së bashku dhe ndonjëherë kemi qarë së bashku.

Do të doja t’i thoja faleminderit të gjithë tifozëve dhe bashkëlojtarëve të kombëtares.

Faleminderit për mbështetjen tuaj përgjatë viteve. Mbani entuziazmin për ekipin para Botërorit të 2026-ës.

Kjo është ajo që po bëjë tani si një tifoz në tribuna dhe jo më një lojtar në fushë. Lamtumirë.

/Telegrafi/

Exit mobile version