Telegrafi

Zyrtare: Taulant Rusinovci prezantohet te FC Besa

FC Besa ka zyrtarizuar transferimin e 22 vjeçarin Taulant Rusinovci.

Lojtari është zbuluar nga trajneri i klubit Adnan Hyseni dhe pas bisedimeve ka vendosur të nënshkruaj kontratë.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin pejan për dy vjet e gjysmë.

Besa është në garë për titullin e kampionit dhe më këtë përforcim rrisin gjasat për titull.

Vlen të ceket se Rusinovci ka pasur edhe oferta tjera nga klubet tjera, por sipas faqes së klubit pejan, ai vendosi për seriozitetin e projektit të klubit tonë.