Skuadra italiane në faqen zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
23 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Empolin deri më 30 qershor të vitit 2018.
Kontrata mes klubit dhe lojtarit nuk ishte nënshkruar deri më tani pasi Veseli nuk e kishte mbyllur çështjen mirë me Lugano. Tani gjithçka është zgjidhur dhe lojtari mund të debtuojë në Serie A.
Veseli ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian në Francë.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.