Telegrafi

Zyrtare: Tahith Chong vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht se Tahith Chong ka vendosur t’i qëndrojë besnik klubit duke e vazhduar kontratën.

Talenti holandez ka vazhduar marrëveshje me Djajtë e Kuq deri në vitin 2022, me opsionin që të vazhdohet edhe për disa vite të tjera.

“Manchester United është i lumtur të njoftojë se Tahith Chong ka nënshkruar kontratën e re, që e mbanë atë në klub deri në viti 2022, me opsionin për të vazhduar edhe disa vite të tjera”, thuhet në njoftim.

“Reprezentuesi i Holandez në grupmoshat U-21 i ishte bashkuar akademisë në vitin 2016, derisa ka bërë 14 paraqitje në skuadrën e parë”.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës, natyrisht duke shpresuar se mund të luajë më shumë dhe të ketë hapësirë më të madhe. /Telegrafi/