Telegrafi

Zyrtare: Sven Ulreich rikthehet te Bayerni

Bayern Munichu ka bërë të ditur se ka rikthyer në skuadër Sven Ulreich.

Alexander Nubel kaloi në huazim dyvjeçar te Monaco, duke bërë që Ulreich të rikthehet te Bavarezët.

Ulerich kishte kaluar fillimisht te Hamburger SV, derisa u largua si portier i lirë, duke kompletuar kështu rikthimin te kampioni i Bundesligës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Monaco transferon portierin Nubel nga Bayerni

Kështu, Bayern Munichu e kishte mundësinë që të rikthente portierin në pozitën e tij si i dytë, duke mbështetur kështu Manuel Neuer.

Neuer nuk pranonte që të ishte zëvendësim i Nubel, andaj edhe pasoi huazimi i këtij të fundit. /Telegrafi/