Telegrafi

Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës

Është suspenduar edhe zyrtarisht takimi mes Brazilit dhe Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zyrtarët brazilianë u fut në fushë, duk bërë që takimi të ndërpritej për shkak të katër lojtarëve argjentinas.

Lexo po ashtu Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritetet braziliane ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës

Sipas tyre, katër lojtarët që luajnë në Ligën Premier, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kishin ndjekur protokollin për masat anti-COVID.

Kjo detyroi zyrtarët brazilianë që takimi të ndërpritej, me lojtarët që ishin të pakënaqur me këtë vendim.

Lexo po ashtu Brazili kërcënon me largim katër lojtarë të Argjentinës – ndërpritet ndeshja

Pas konsultimit me zyrtarët e FIFA-s dhe gjyqtarin e ndeshjes, ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës është suspenduar.

Në orët e ardhshme do të bëhet e ditur se kur do të zhvillohet takimin mes dy kombëtareve, derisa ka kritika të ashpra ndaj zyrtarëve brazilianë se përse nuk e ndaluan takimin para se të fillonte. /Telegrafi/