Site icon Telegrafi

Zyrtare: Superliga e Hungarisë fillon më 23 maj

Një tjetër shtet evropian do t’i hap dyert për futbollin në fund të këtij muaji.

Bëhet fjalë për Hungarinë që e ndërpreu më vonë se pjesa më e madhe e shteteve të Evropës.

Në Hungari gjithçka do të rinisë në fundjavën e 23 majit me ndeshjet e Kupës, ndërsa 1 javë më pas, të shtunën e 30 majit do të rinisë dhe kampionati aty ku është ndërprerë.

Vendimi është zyrtarizuar nga federata hungareze e futbollit.

Hungaria aktualisht ka më shumë se 3 mijë të prekur me coronavirus dhe 363 vdekje.

 

Në Hungari luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani. /Telegrafi/

Exit mobile version