Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim, është ‘veshur’ kuq e zi.
25-vjeçari ka arritur marrëveshje me Drenicën në përfundim të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi.
Kerim është paraqitur në shumë ndeshje kryesisht në kampionatin e Turqisë, kurse së fundmi ishte pjesë e FK Skopje në Maqedoninë Veriore.
Lojtari në fjalë nga e hëna do të jetë nën urdhëratë e trajnerit Gani Sejdiu.
Drenica gjatë orëve në vijim do zyrtarizojë edhe dy përforcime tjera, për të kompletuar ekipin. /Telegrafi/