Telegrafi

Zyrtare: Suad Sahiti nënshkruan me Wisla Plock

Sulmuesi prishtinas, Suad Sahtiti është bërë me skuadër të re, duke nënshkruar me Wisla Plock në Poloni.

Pas aventurave në Greqi dhe Bullgari, Sahiti karrierën do ta vazhdojë në kampionatin polak që ka ngritje të nivelit në vitet e fundit.

Prishtinasi ishte pjesë e Skënderbeut, pastaj u bashkua klubin grek AEL Larisa, por që aventura aty nuk shkoi siç duhet.

Së fundmi lojtari ishte i huazuar në kampionatin bullgar te Septemvri Sofia duke pasur disa paraqitje të mira.

24-vjeçari tani është transferuar në kampionatin polak tek skuadra Wisla Plock, ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite.

Sahiti është prezantuar tanimë te skuadra e re dhe ka zgjedhur fanellën me numër 44. /Telegrafi/