Telegrafi

Zyrtare: Sterling vazhdon me Manchester Cityn deri në vitin 2023

Fjalëve iu është dhënë fund, pasi Raheem Sterling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn e cila do e mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2023.

Atij i është rritur paga ndejshëm, pasi do të fitojë 350,000 euro në javë.

Sulmuesi 23-vjeçar kishte kontratë dhe dy viteve. Kontrata e re ia shton edhe tri vite, ndërsa e bën njërin ndër lojtarët më të paguar të Ligës Premier.

“Jam i lumtur për rinovimin. Zhvillimi im këtu ka qenë i pabesueshëm”.

“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që kam ardhur këtu. U jam shumë mirënjohës”, ka thënë Sterling pas rinovimit.

Sterling ka shënuar shtatë gola këtë sezon për Cityn.

Ai është bashkuar nga Liverpooli në vitin 2015 për 60 milionë euro.

Sterling ka shënuar 23 gola sezonin e kaluar kur e fituan titullin e Ligës Premier dhe Carabao Cup. /Telegrafi/