Site icon Telegrafi

Zyrtare: Stadiumi i Prishtinës do të mirëpres Superkupën e Kosovës më 13 gusht

Drita dhe Prishtina do të hapin siparin e ndeshjeve të para të sezonit të ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit do të mundohen të mbrojnë titullin e fituar në sezonin që lamë pas gjersa Prishtina e kërkon titullin e ri pas gjashtë viteve.

Por, paraprakisht këto dy skuadra do të takohen në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.

Foto: Ridvan Slivova

Megjithëse ishte paralajmëruar që ndeshja të zhvillohet më 12 gusht (e diele), Federata e Futbollit të Kosovës e ka shtyrë ndeshjen për një datë tjetër.

Në fakt, ndeshja do të zhvillohet më 13 gusht (e hënë) në stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

“Ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e paraparë të luhet më 12 gusht, është zhvendosur për datën 13 gusht (e hënë) në orën 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Ndryshe, Drita është kampione aktuale gjersa Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës pasi ka mposhtur në finale Vëllaznimin e Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version