Site icon Telegrafi

Zyrtare: Solskjaer emërohet menaxher i Unitedit për tre vjet

Manchester United ka konfirmuar si menaxher atë që u emërua si trajner i përkohshëm, Ole Gunnar Solskjaer.

Klubi nga Old Trafford ka konfirmuar në pozitën e menaxherit Solskjaerin pas një ecurie pozitive të rezultateve dhe rikthimit në sezon.

Në komunikatën e lëshuar nga United precizohet se Solskjaer do të jetë menaxher i Djajve të Kuq për tri vjet pas nënshkrimit të kontratës nga norvegjezi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Solskjaer u emërua menaxher i përkohshëm më 19 dhjetor të vitit 2019 dhe fitoi tetë ndeshjet e para rresht me një rekord total prej 14 fitoresh në 19 ndeshje.

Duke komentuar arritjen e kësaj marrëveshjeje, vet norvegjezi është shprehur falënderues për mundësinë e dhënë nga klubi.

““Nga dita e parë që kam arritur, jam ndjerë në shtëpi në këtë klub të veçantë. Ishte një nder që të jem lojtar i Unitedit, të filloj më pas edhe karrierën e trajnerit këtu. Muajt e fundit kanë qenë përjetim fantastik dhe dua që të falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin për punën që kanë bërë deri tani”.

“Kjo është një punë që unë gjithmonë e kam ëndërruar dhe jam tej mase i kënaqur që kam mundësinë që të udhëheq këtë klub në suaza afatgjate. Shpresoj se do të arrijmë suksese në formë të vazhdueshme dhe t’i kënaqim adhuruesit tanë të cilët e meritojnë”, u shpreh Solskjaer.

Manchester United ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Watfordit të shtunën në ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version