Telegrafi

Zyrtare: Sissoko te Tottenhami deri në vitin 2023

Moussa Sissoko e ka rinovuar kontratën me Tottenhamin edhe për katër vite tjera dhe do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në verën e vitit 2023.

Lajmi është zyrtarizuar faqen të Tottenhamit.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se Moussa Sissoko ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2023”, shkruan faqja e Tottenham.

Sissoko, 30-vjeçar, këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha ndeshjet dhe një asistim.

Mesfushori francez te Tottenhami u transferua para tre vjetësh nga Newcastle për 35 milionë euro.

Ai numëron 56 ndeshje dhe dy gola me përfaqësuesen e Francës. /Telegrafi/