Lojtari i njohur kosovar i Counter-Strike 2, Dionis “sinnopsyy” Budeci është bërë tashmë me ekip të ri pas shpërbërjes së ekipit Bad News Eagles.
Ai tashmë ka njoftuar se do të jetë pjesë e ekipit të CS2 të organizatës britanike Into The Breach, ku do ta ketë rolin e “In-game Leader”.
“I lumtur dhe mirënjohës që jam pjesë e këtij projekti dhe grupi njerëzish të mrekullueshëm! Të emocionuar për gjërat që mund të bëjmë dhe do të arrijmë së bashku me këtë ekip. Faleminderit për mundësinë dhe shihemi në server”, ka shkruar sinnopsyy në platformën X (ish-Twitter).
Happy and grateful to be a part of this project and group of amazing people! Excited about the things we can do and will achieve together with this team.
Thank you for the opportunity and see you in server!
Let’s go @ITBesports ♥️🫡 https://t.co/3weseIB3V4— sinnopsyy 🦅 (@sinnopsyy_) June 10, 2024
Para se të bëhet pjesë e ekipit të Into The Breach, sinnopsyy do të luajë në cilësinë e lojtarit të Bad News Eagles në kuadër të eventit “ESL Pro League Closed Qualifier” ku nesër (11 qershor) me fillim nga ora 13:00 do ta zhvillojnë ndeshjen e parë.
Kujtojmë se para dy javësh ishte dhënë lajmi për shërbërjën e Bad Neës Eagles të cilët fillimisht u larguan nga organizata Guild e më pas edhe lojtarët njoftuan se kanë marrë vendim për të shijuar eksperienca të reja./Telegrafi/