Është shtyrë zyrtarisht takimi në mes të Evretonit dhe Manchester Cityt që do të luhej në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Toffes janë nikoqir të Cityt për ndeshjen që do të fillonte në ora 21:00 në Goodison Park, mirëpo tani është shtyrë.
Sipas një njoftimin nga Manchester City, bëhet e ditur se takimi është shtyrë për shkak se një numër i lartë i të infektuarëve me coronavirus është në skuadrën e tyre.
NEWS | This evening’s game at Everton has been postponed.
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re https://t.co/ZLnMhyIloa
— Manchester City (@ManCity) December 28, 2020
Testimet e fundit kanë rezultuar se se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik janë të infektuar me COVID-19.
“Manchester City FC mund të konfirmojë që ndeshja e kësaj mbrëmje në Ligën Premier në Everton është shtyrë”, thuhet fillimisht në komunikatë.
“Pas raundit të fundit të testimit për Covid-19, klubi kishte një numër rastesh pozitive, përveç katër të raportuara tashmë në ditën e Krishtlindjes”.
“Me sigurinë e sugjeruar nga protokolli, ekzistonte rreziku që virusi të përhapet më tej në skuadër, stafin dhe potencialisht më gjerë”.
🔵 | Following a Premier League Board Meeting this afternoon, #EFC has been informed that tonight's fixture against @ManCity has been postponed on medical grounds due to an increase in cases of COVID-19 in the Manchester City squad.
— Everton (@Everton) December 28, 2020
“Bazuar në këshillat e forta mjekësore nga Liga Premier, në konsultim me të dy klubet, kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen”.
“Të gjitha rastet pozitive që përfshijnë lojtarë dhe staf do të vëzhgojnë një periudhë të vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Ligës Premier dhe qeverisë së MB për karantinën. Terreni i parë i stërvitjes së ekipit në Akademinë e Futbollit të Qytetit do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar, me skuadrën dhe pjesës shoqëruese që i nënshtrohet testimit para se të merret ndonjë vendim për rinisjen e trajnimit”.
“Të gjithë në Klub u urojnë të gjithë kolegëve tanë shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në punë, stafit stërvitës dhe atyre garues”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/