Levante UD ka arritur një marrëveshje me Shkodran Mustafi për dy vitet e ardhshme, duke bërë që mbrojtësi të kthehet në La Liga.
Mbrojtësi shqiptar që mbeti i lirë këtë verë, ka nënshkruar me Levanten deri në qershor 2023, me opsionin edhe për një sezon tjetër.
Lojtari ka kaluar ekzaminimin mjekësor dhe nesër do të takojë shokët e tij të rinj të skuadrës në Ciudad Deportiva.
🔵🔴 @MustafiOfficial 🐸 pic.twitter.com/vdytIU1tNt
— Levante UD (@LevanteUD) September 2, 2021
Mustafi ka luajtur në Ligën Premier te Evertoni dhe Arsenali, ndërsa ka përvojë edhe në Serie A me Sampdorian.
Në La Liga ai ka luajtur te Valencia CFm ndërsa sezonin e fundit ai mbrojti ngjyrat e Schalke 04.
Bienvenido al #LevanteUD, @MustafiOfficial 🐸🇩🇪 pic.twitter.com/TiinlK1KHx
— Levante UD (@LevanteUD) September 2, 2021
Mustafi është Kampion Bote në vitin 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë.
Në klub Mustafi do ta gjejë shqiptarin tjetër, Enis Bardhin që ka disa vite që është pjesë e Levantes. /Telegrafi/