Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shkëndija shkarkon trajnerin Artim Shaqiri

Artim Shaqiri nuk është më pjesë e klubit të futbollit Shkëndija.

Nisja jo e mirë në kampionat ka bërë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë nga puna e tij Shaqirin.

Në sfidën e fundit Shkëndija u ndal në barazim 1-1 nga Makedonija GP.

Kuqezinjtë nga Tetova në gjashtë xhirot e para në kampionat kanë marrë vetëm 11 pikë.

Njoftimi i plotë nga KF Shkëndija:

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri.

Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version