Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka firmosur kontratë tre vjeçare me Shkëndijën dhe vjen si përforcim për repartin ofenzivë.
Shkëndija ka konfirmuar marrëveshjes me sulmuesin, Ljupço Doriev.
Drejtuesit e klubit kanë mbyllur me sukses bisedimet me kryesinë e skuadrës Akademia Pandev, duke angazhuar 24 vjeçarin një vit para skadimit të kontratës me ekipin nga Strumica.
Doriev dhe Shkëndija kanë firmosur kontratë tre vjeçare dhe pas testeve mjekësore, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut menjëherë bashkohet me kuqezinjtë në seancat stërvitore.
“Është hera e parë në karrierë që marr këtë hap për të dalë të luaj jashtë Strumicës. Këtu në Maqedoni për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe jetën time”.
“Vij këtu në Shkëndijë për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në EVropë “, u shpreh Doriev në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës. /Telegrafi/