Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Ernest Gjoka.
Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.
“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka”.
“Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve”, thuhet nw njoftim.
KF Shkëndija me këtë rast falënderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet bankina për sezonin 2021/2022. /Telegrafi/