Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shkëmbi merr drejtimin e Lirisë

Bledi Shkëmbi ka marr drejtimin e skuadrës së Lirisë, e cila bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.

Kështu ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar miq të KF ‘Liria’. Duam t’ju njoftojmë që trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2017-2018 do të jetë Bledi Shkëmbi. Klubi ka arritur një marrëveshje 1-vjeçare me ish-futbollistin e disa klubeve të njohura ne Shqipëri dhe jashtë saj. Bledi Shkëmbi ka qenë dhe ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare. Pas disa ditëve do të bëhet dhe prezantimi zyrtar”, ka thënë kryetari i KF ‘Liria’, Mirsad Çollaku.

Ndërkohë, që klubi dhe trajneri kanë arritur akordin për ndërtimin e një skuadre konkurruese, duke rritur ambiciet dhe objektivat e klubit, pohojnë zyrtarët e ‘bardhezinjëve’.

Për Shkëmbin kjo është përvoja e parë si kryetrajner. Ai deri tani ka punuar si ndihmës trajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë.

Ndërkohë, ai ka të gjithë kualifikimet dhe licencat e nevojshme që i ka përfituar në muajt e fundit. Shkëmbi është shpallur 6 herë radhazi kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, ka qenë kapiteni i skuadrës që luajti ne grupet e Ligës së Evropës ndërkohë që në të shkuarën ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Kavajës.

“Klubi i Lirisë dëshiron ti uroj atij suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbështetje maksimale për këtë zgjedhje”, ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, pas bërjes publike të lajmit”.

Exit mobile version