Ish-sulmuesi legjendar, Andriy Shevchenko ka filluar një karrierë të re në futboll.
Legjenda ukrainase nuk është kthyer në fushë për të luajtur, por ai ka marrë pozitën e trajnerit.
Sot është bërë zyrtare që Shevchenko do ta udhëheq Ukrainën për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.
Lajmin e ka bërë me dije federata e futbollit të Ukrainës nëpërmjet faqes zyrtare.
“Ju njoftojmë që Andriy Shevchenko është zyrtarisht trajner i ri i Ukrainës. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për dy vite tjera”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit ukrainas.
Kështu Shevchenkon adhuruesit e futbollit kosovar do ta kenë mundësinë ta shohin nga afër, pasi Ukrina është në grup me Kosovën për eliminatoret e Kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. /Telegrafi/