Telegrafi

Zyrtare: Shënjestra e Unitedit, Maddison rinovon me Leicesterin

Foto: Leicester City/Twitter

Leicesteri ka njoftuar se James Maddison ka rinovuar kontratën për katër vite të tjera, deri në vitin 2024.

Duke parë interesimin e madh të Manchester United, ‘Dhelprat’ vendosën që të blindojnë mesfushorin anglez për katër vite të tjera.

Maddison është deklaruar pasi nënshkroi kontratën, duke thënë se ai ndihet mirë te Leicesteri qysh nga dita e parë kur nënshkroi me klubin.

“E kam shijuar çdo moment që kur iu bashkova Leicester Cityt”, ka thënë Maddison.

“Tifozët kanë qenë fantastik me mua dhe kemi disa lojtar të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin më të mirën për klubin”.

“Nga edicioni i ri luajmë në Ligën e Evropës dhe do të japim gjithçka nga vetja që t’i gëzojmë tifozët tanë”, ka shtuar më tej ai.

Manchester United e kishte kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit, mirëpo Leicesteri ishte më i shpejtë që t’i ofronte kontratë të re. /Telegrafi/