Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shabani nënshkruan kontratë profesionale me Bayern Munichun

Meritan Shabani ka nënshkrua me klubin e Bayern Munich që e mbanë të lidhur deri në vitin 2020.

Shqiptari që luan në disa pozicione, ka qenë pjesë e klubit që nga mosha e vogël.

Ai e ka bërë debutimin në Bundesliga këtë sezon, duke zhvilluar një ndeshje.

Pas nënshkrimit të kontratës profesionale Meritan Shabani është ndarë i kënaqur.

https://twitter.com/FCBayernEN/status/994128225730289664

“FC Bayern München është klubi im dhe unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kam këtë mundësi”, ka thënë Shabani.

Më të ishte i pranishëm drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

Për lojtarin fjalë të mëdha kishte folur edhe trajneri, Jupp Heynceks, i cili shqiptarin dhe dy lojtarë të tjerë i sheh si të ardhmen e klubit. /Telegrafi/  

Exit mobile version