Vincenzo Montella është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadra spanjolle, Sevilla, ndërsa në vend të tij vjen si trajner i përkohëshëm, Joaquin Caparros.
Trajneri italian nuk do të jetë më trajner i skuadrës së njohur nga Andaluzia.
Është vetë klubi i Sevillas që ka zyrtarizuar gjatë të dielës shkarkimin e trajnerit italian.
Ecuria negative prej nëntë ndeshjeve radhazi pa fitore, ku nga to pesë humbje kanë bërë që Sevilla ta marr këtë vendim.
📣 @JoaquinCaparros takes charge of #SevillaFC until the end of the season
➡️ https://t.co/M0UeB9Sxo8 pic.twitter.com/ykfs1fo3LW
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) April 28, 2018
“Sevilla ka vendosur shkarkimin e Montellas pas ecurisë negative të rezultateve që nga fitorja e në Old Trafford me 13 mars”.
“Që nga ajo kohë, skuadra ka nëntë ndeshje pa fitore, me pesë humbje”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
📣 #SevillaFC dismiss @VMontella
➡️ https://t.co/aGAMO71oDI pic.twitter.com/FmU6F0aOcu
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) April 28, 2018
Ndryshe, Montella ka drejtuar Sevillan në 28 ndeshje, ku ai ka 11 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje.
Në vend të Montellas në krye të skuadrës është emëruar, Joaquin Caparros, i cili edhe në të kaluarën ka drejtuar klubin andaluzian. /Telegrafi/