Telegrafi

Zyrtare: Sevilla shkarkon Berizzon

Sevilla e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Eduardo Berizzo, një muaj pasi ai u diagnostikua me kancer. 

Vendimi i çuditshëm u mor të premten pas dite, ku i mblodh edhe bordi i drejtorëve të klubit.

“Sevilla ju njofton se tashmë është filluar të bisedohet me kandidatët për trajnerin e ri, i cili do të startojë me stërvitje menjëherë pas Krishtlindjeve”.

Humbja të mërkurën me Real Sociedadin shkaktoi humbjen e shtatë nga nëntë ndeshje si mysafirë.

Lexo po ashtu Luis Enrique kandidat për ta marrë drejtimin e Sevillas

Sevilla është e pesta në La Liga, ndërsa është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

Humbjet 5-1 me Spartak Moskën, po ashtu edhe ato me Valencia dhe Real Madridin (4-0 dhe 5-0), janë arsyet se pse klubi e largoi.

Trajneri u diagnostikua me kancer në prostatë muajin e fundit, por kjo nuk ishte një arsye pse ai u shkarkua. /Telegrafi/