Julen Lopetegui ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Sevillas deri më 30 qershor 2024, duke shtuar edhe dy vite të tjera në kontratën e tij ekzistuese.
Me fitoren e së shtunës ndaj Real Sociedad, trajneri bask arriti në kuotën e 100 pikëve si trajner i Sevillas, 30 nga ky sezon dhe 70 në sezonin e kaluar që ia siguroi vendin e katërt.
Këto pikë trajneri i ka marr në 54 ndeshjeve në La Liga, me një mesatare prej 1.85 pikë për ndeshje.
?️ Julen Lopetegui has signed a contract extension to remain as #SevillaFC manager until 30th June 2024. ⚪️?#WeareSevilla #Lopetegui2024 pic.twitter.com/xNwBICkgsA
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) January 10, 2021
Në sezonin e tij të parë në krye, ish-trajneri i Portos, Spanjës dhe Real Madridit arriti një vend në Ligën e Kmapionëve dhe pastaj fitoi Ligën e Evropës.
Këtë sezon, Sevilla gjendet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me vendin e pestë dhe mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës.
? REPORT | Julen Lopetegui has reached ? points in @LaLigaEN as #SevillaFC manager! ?#WeareSevilla #NeverSurrender
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) January 10, 2021
Lopetegui është gjithashtu trajneri i Sevillas me rekordin më të mirë, së bashku me Juande Ramos, sa i përket përqindjes së fitoreve dhe përqindjes së ndeshjeve të humbura. /Telegrafi/