Sergio Kalaj e ka vazhduar kontratën te Lazio.
Mbrojtësi shqiptar që është pjesë e skuadrës italiane që dy vite, e ka vazhduar kontratën edhe për tri vite.
Mbrojtësi 19-vjeçar që ka nënshtetësinë italiane, shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur te ‘Shqiponjat’.
Kalaj që është i gjatë 1,93 centimetra ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Lazion.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar skadonte në këtë vit, por që klubi italian vendosi që ta blindojë edhe për tri vite. /Telegrafi/