Klubet e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës po vazhdojnë të përforcohen para sezonit të ri kampional.
Një prej tyre është edhe klubi mitrovicas i Trepçës, e cila ka sjell në radhët e veta një futbollistë me përvojë.
“Minatorët” kanë informuar se kanë arritur marrëveshje dyvjeçare me sulmuesin Florent Sejdiun, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur për gjerlbërzinjtë.
“Drejtori dhe eksperti i futbollit të Kosovës dhe më gjerë, Ajet Shosholli së bashku me trajnerët, Fidaim Haxhiu dhe Sheremet Isufin, rekomanduan nënshkrimin e kontratës dyvjeçare me Florent Sejdiun, i cili po tregon angazhim dhe punë të shkëlqyeshme dhe i njëjti i tha klubi PO, pa asnjë kusht se do ta nënshkruaj kontratë dyvjeçare”, shkruan në njoftimin e klubit.
Theksojmë se së fundi lojtari ishte pjesë e skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës gjersa në të kaluarën ka pasur shumë probleme me lëndimet.
Ndryshe, 29-vjeçari më parë ishte pjesë e Vushtrrisë, Dritës, Trepçës, Trepçës ’89 dhe Skënderbeut të Korçës. /Telegrafi/