Telegrafi

Zyrtare: Sauthampton prezanton trajnerin e ri (Foto)

Claude Puel është konfirmuar si menaxher i ri Southamptonit për sezonin 2016-17.

Ish-trajneri i Lyonit ka marrë përgjegjësinë për të zëvendësuar trajnerin holandez, Ronald Koeman.

Puel ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me klubin e ‘shenjtorëve’, duke mposhtur konkurrencën nga Rudi Garcia, Manuel Pellegrini dhe Michael O’Neill për t’u ulur në stolin e Southamtonit.

“Kryesia caktojë një menaxher të ri që ka qenë i zellshëm dhe i përpiktë”, deklaroi drejtori i Southamptonit, Les Reed.

“Duke marrë parasysh kulturën ton, vizionin dhe vlerat, por edhe reagimet në dhomat e zhveshjes dhe përmbushjen e nevojave tona, zgjodhëm emërimin e menaxherit të ri, si të duhurin për klubin ton”, përfundoi Les Reed. /Telegrafi/