Site icon Telegrafi

Zyrtare: Samsung do të shfaq telefonin 5G këtë javë

Samsung është duke shtënë në të gjitha drejtimet. Disa javë pasi ofroi një paraqitje të shkurtër për gjeneratën e ardhshme Samsung Galaxy X me një ekran prej 7,3 inç OLED, kompania është duke u përgatitur për të zbuluar një vështrim tjetër të hershëm në një telefon të ri.

Këtë herë, prodhuesi më i madh i telefonave në botë do të shfaqë telefonin e tyre të parë 5G. Koncepti do të zbulohet në takimin vjetor të Qualcomm Snapdragon në Maui, kompania ka konfirmuar. Ngjarja zhvillohet nga 4 deri më 6 dhjetor, prandaj ne mund të presim që të shohim teknologjinë më të fundit, çdo minutë nga tani.

Detaje rreth specifikave të telefonit 5G ka të ngjarë të jenë mjaft të pakta – siç ishin gjatë zbulimit të shkurtër të Galaxy X, muajin e kaluar.

Prodhuesit rival të telefonëve si OnePlus, Sony Ericsson, Sony Mobile dhe Huawei kanë shfaqur tashmë plane për të lansuar telefonat me 5G në fillim të vitit të ardhshëm.

Nëse Samsung do të arrijë t’i mund ata në treg me një lansim të hershëm mbarëbotëror të telefonit të mençur, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Exit mobile version