Sampdoria ka emëruar zyrtarisht Eusebio Di Francesco si trajner të ri për një kontratë trevjeçare.
Di Francesco vjen si zëvendësim i Marco Giampaolos, i cili u bashkua me Milani këtë javë dhe është roli i tij i parë që kur Roma e shkarkoi atë në mars.
“Di Francesco është zgjedhja më e mirë, me qëllim që të vazhdojmë të ndihmojmë rritjen e klubit. Mirë se vini, Eusebio!”, ka thënë presidenti Massimo Ferrero në faqen zyrtare të klubit.
📄 #DiFrancesco è il nuovo allenatore della #Sampdoria ➡️ https://t.co/PtZwQpA5j3 pic.twitter.com/7A5wJ6it7E
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) June 22, 2019
Di Francesco është 49 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Karriera e tij si trajner filloi në Virtus Lanciano në vitin 2008 dhe ai vazhdoi me skuadra tjera si Pescara, Lecce, Sassuolo dhe Roma, ku i dërgoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. /Telegrafi/