Telegrafi

Zyrtare: Samir Ujkani vazhdon me Empolin

Empoli ka njoftuar se Samir Ujakin ka rinovuar kontratën.

Portieri i Përfaqësues së Kosovës ka arritur marrëveshje të re me klubin italian që e mbanë atë deri në vitin 2023.

“Portieri kosovar i lindur në vitin 1988, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe do të mbajë numrin 22 në fanellë”, thuhet në njoftimin e Empolit.

Gardiani ynë në moshën gjashtë vjeçare u largua nga Kosova për në Belgjikë, ku e nisi karrierën.

Në verën e vitit 2007 ai u transferua në Palermo ku bëri debutimin e tij në Serie A në vitin 2009.

Më pas ai bëri karrierë edhe në klube si Novara, Chievo, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor dhe Torino.

Ai bëri debutimin e tij në kombëtaren shqiptare U21  më 1 qershor 2007 kundër Italisë.

Pasi u pranua Kosova ai kaloi te ekipi kombëtar i vendlindjes, ku deri më sot ai ka grumbulluar 28 paraqitje. /Telegrafi/