Telegrafi

Zyrtare: Samir Ujkani bëhet me skuadër të re, nënshkruan me Cremonesen e Serie B (Foto)

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani do ta vazhdojë karrierën në Serie B.

Klubi i Cremoneses e ka zyrtarizuar blerjen e tij nga Genoa.

Ujkani sezonin e fundit ishte pjesë e Pizas, ku me këtë skuadër ra në Serie C.

Portieri vushtrrias është kapiten i Kosovës, ndërsa në kohët e fundit ka vuajtur edhe nga një dëmtim.

Ujkani ka mbrojtur për skuadra si Genoa, Palermo e Chievo në Serie A. /Telegrafi/