Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani do ta vazhdojë karrierën në Serie B.
Klubi i Cremoneses e ka zyrtarizuar blerjen e tij nga Genoa.
Ujkani sezonin e fundit ishte pjesë e Pizas, ku me këtë skuadër ra në Serie C.
Portieri vushtrrias është kapiten i Kosovës, ndërsa në kohët e fundit ka vuajtur edhe nga një dëmtim.
Ujkani ka mbrojtur për skuadra si Genoa, Palermo e Chievo në Serie A. /Telegrafi/