Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sam Allardyce përzgjedhësi ri i Anglisë

Anglia më në fund ka arritur të konfirmojë Sam Allardyce si trajner të ri.

61 vjeçari do të marrë rolin e përzgjedhësit të kombëtares pas dështimit të Roy Hodgson në Euro 2016.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth kombëtares së Anglisë

Ai do të jetë për dy vite trajner i Anglisë.

Largimin e tij nga Sunderlandi e ka konfirmuar edhe klubi nga Liga Premier.

Allardyce u komplimentua nga Mourinho si njeriu i duhur për pankinën e Anglisë në mesin e shumë spekulimeve që dolën të jenë të vërteta. /Telegrafi/

Exit mobile version