Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga Kombëtarja Turke me anë të një letre të postuar në rrjetet sociale.
Sahin ka vendosur t’i thotë lamtumirë ndeshjeve me kombëtaren turke, pasi e sheh të arsyeshme që t’i jap hapësirë lojtarëve të rinj.
Njoftimi për pensionimin nga kombëtarja e bëri vet mesfushori i Dortmundit, i cili konfirmoi largimin pas 51 ndeshjeve të luajtura me Turqinë.
“Ndjenjën e së dashurit vendin e kam mësuar duke u rritur në familje të tillë patriotike”, ka shkruar fillimisht Sahin.
“Megjithëse, jam lindur dhe rritur larg, dashuria ndaj vendit tim nuk më ka munguar”.
“Duke parë që po vijnë gjeneratat e reja, më duhet të largohem prej kombëtares në mënyrë që të gëzojnë këtë të drejtë edhe të tjerët”.
“Edhe pse kombëtarja llogaritë në mua në planin e një ekipi me të rinj, unë po largohem kryelartë për mundësinë që mu dha të luajë për ekipin”.
“Falënderoj të gjithë që më ndihmuan në rrugëtimin tim me kombëtaren”, përfundoi mesfushori turk. /Telegrafi/