Telegrafi

Zyrtare: Ruud van Nistelrooy kthehet te Man Utd, tani si trajner

Manchester United ka konfirmuar se Rene Hake dhe Ruud van Nistelrooy i janë bashkuar klubit si ndihmës të Erik ten Hag .

Të dy emrat e njohur kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare me klubin e madhe anglez.

Ten Hag deklaroi se është i kënaqur që ka ofruar këta dy emrat në stafin e tij, duke kërkuar tani rezultatet.

 

“Jam i kënaqur që Rene dhe Ruud kanë rënë dakord t’i bashkohen projektit tonë, duke shtuar një përvojë të madhe, njohuri dhe energji të re për stafin. Tani është një kohë e mirë për të rifreskuar ekipin e trajnerëve, ndërsa ne synojmë të ndërtojmë arritjet e dy viteve të fundit dhe të shkojmë në nivelin tjetër”, deklaroi Ten Haag.

Anëtarët e stafit trajner Mitchell van der Gaag dhe Benni McCarthy kanë ndarë rrugët me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Ten Hag i bindur se do të fitoj trofe të ri me Man Utd

Van Nistelrooy luajti për Man Utd midis 2001 dhe 2006, duke shënuar 150 gola në 219 paraqitje. Hake ka punuar më parë në Holandë, duke përfshirë edhe si trajner në Twente dhe Utrecht. /Telegrafi/