Telegrafi

Zyrtare: Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit

Napoli do të drejtohet nga trajneri francez Rudi Garcia, i cili ka zënë vendin e Luciano Spalletit të larguar.

Edhe pse Napoli është shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh, Spalleti u largua nga drejtimi i skuadrës.

“Aurelio De Laurentiis ka kënaqësinë të njoftojë se zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rudi Garcia së fundmi ishte trajner në Arabinë Saudite, duke drejtuar skuadrën e Al Nassr ku luan Cristiano Ronaldo.

Francezi në Serie A më parë ka drejtuar Romën, ndërsa ka qenë trajner edhe te Lille, Marseille dhe Lyon. /Telegrafi/